Policia e Kosovës njoftoi se në pikëkalimin kufitar në Merdar, në dalje të Kosovës, katër serbëve iu janë gjetur 51.170 euro, ku secili prej tyre kishte mbi 10.000 euro.
Sipas njoftimit policor, paratë e padeklaruara iu gjetën në çantat e tyre të dorës.
Këtë çështje u tha se e kanë trajtuar zyrtarët doganorë, derisa personave iu është shqiptuar kundërvajtje doganore.
“Me datën 15.04.2025, rreth orës 15:30, në pikëkalimin kufitar në Merdare, në dalje të Republikës së Kosovës, gjatë kontrollimit të hollësishëm të katër udhëtarëve, këmbësorë shtetas të Serbisë, në çantat e tyre të dorës iu janë gjetur në total 51.170 (pesëdhjetë e një mijë e njëqind e shtatëdhjetë) banknota euro të padeklaruara, ku secili nga udhëtarët kishin më shumë se 10,000 euro veç e veç”, thuhet në njoftimin e Policisë në Facebook.