LAJME

Katër persona lëndohen në Gjilan, pasi era e fortë rrëzon një vinç

Katër persona lëndohen në Gjilan, pasi era e fortë rrëzon një vinç
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Korrik 2022, 22:46

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore në qytetin e Gjilanit pasi një vinç ka rënë mbi veturën me të cilën po udhëtonin, si pasojë e erërave të forta.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka thënë se mbrëmjen e sotme gjithsej katër qytetarë kanë pësuar lëndime dhe se ka pasur dëme të konsiderueshme si pasojë e motit të lig.

Fatmirësisht, Hashani thotë se gjendja shëndetësore e të lënduarve është stabile.

“Rreth orës 19:15 në qytetin e Gjilanit ka pasur erëra të forta dhe shi, ku nga erërat e forta kanë pësuar lëndime në njerëz dhe dëme materiale të konsiderueshme”, thotw Hashani.

“Në rrugën ‘Lufta e Gjilanit 44’ ka rënë një krane (vinç) mbi një veturë, në të cilën kanë qenë tre persona, ku sipas mjekut gjendja e tyre është stabile”, tha ai.

“Në qendër të qytetit kemi edhe një person të lënduar, gjendja e tij është stabile”, ka thënë Hashani derisa ka shtuar se të gjithë të lënduarit janë duke u trajtuar në Emergjencë në Gjilan.

Ai ka bërë të ditur se në teren janë angazhuar të gjitha njësitet emergjente, policia, zjarrfikëset, ndihma e shpejtë dhe njësitet e KEDS-it, dhe se për momentin gjendja është stabile.

“Vërshime deri në këto momente nuk kemi të raportuar dhe të gjitha rrugët janë të qarkullueshme”, ka shtuar ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika