LAJME

Katër persona ekstradohen në Kosovë, ishin në kërkim nga INTERPOL-i

Katër persona ekstradohen në Kosovë, ishin në kërkim nga INTERPOL-i
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Prill 2026, 14:53

Policia e Kosovës ka realizuar me sukses ekstradimin e katër personave të kërkuar nga drejtësia, në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare dhe institucionet vendore të drejtësisë.

 

Sipas njoftimit , përmes INTERPOL-it, të dyshuarit ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për përfshirje në vepra të ndryshme penale.

Më 14 prill 2026, nga Hungaria është ekstraduar një shtetas kosovar me inicialet Q.I., i cili pas kthimit në vend është dorëzuar tek njësitet përkatëse në rajonin e Gjakovës për procedura të mëtejshme ligjore.

Ndërkaq, më 15 prill 2026, nga Shqipëria janë ekstraduar dy shtetas shqiptarë me inicialet R.B. dhe G.H., të cilët i janë dorëzuar Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Njerëz për vazhdimin e hetimeve.

Po në të njëjtën ditë, nga Mali i Zi është realizuar edhe ekstradimi i një shtetasi kosovar me inicialet I.A., i cili i është dorëzuar njësive policore në rajonin e Mitrovicës.

“ Paraprakisht të dyshuarit ishin arrestuar nga autoritete e shteteve përkatëse dhe ekstradimet u realizuan bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës se Kosovës dhe shteteve prej nga u ekstraduan të kërkuarit”, thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika