Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar të premten Nedelko Spasojeviq me katër vjet e gjashtë muaj burgim për pjesëmarrje në një grup kriminal që e organizoi vrasjen e Oliver Ivanoviqit gjashtë vjet më parë.
Në këtë rast Marko Roshiq është dënuar me dhjetë vjet burgim për veprën penale pjesëmarrje në krim të organizuar.
Ndërsa Dragisha Markoviq dhe Zharko Jovanoviq, janë dënuar me nga katër vjet burgim.





