Bahamas është bërë shteti i katërt që e ka njohur Kosovën, pas Sirisë, Sudanit dhe Kenias. Me njohjen e fundit bëhen gjithsej 121 shtete që e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.
Presidentja Vjosa Osmani të premten njoftoi se në kryeqytetin e Bahamas ka nënshkruar marrëveshjen dypalëshe për njohje dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike me ishullin që gjendet në Karaibe.
“Komonuelthi i Bahamas dhe Republika së Kosovës njoftojnë se Komonuelthi i Bahamas e ka njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran. Të dyja shtetet njoftojnë gjithashtu vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Komonuelthit të Bahamas dhe Republikës së Kosovës, me efekt nga data e nënshkrimit të Marrëveshjes së Përbashkët për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike të vitit 1961”, thuhet në deklaratën e përbashkët të shteteve.





