LAJME

Katër anëtarë të një familje në Prizren e ndalojnë një çift në rrugë dhe përleshen

Katër anëtarë të një familje në Prizren e ndalojnë një çift në rrugë dhe përleshen
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Prill 2023, 13:30

Në Prizren janë përfshirë katër persona në një rrahje, katër anëtarë të një familje, që po dyshohen se kanë goditur një çift në mes të rrugës, pas një zënke momentale që kanë pasur mes vete.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se fillimisht dy të dyshuarit kryesorë e ndaluan viktimën, i cili ishte ne veturë bashkë me bashkëshorten e tij dhe dyshohen se e rrahën, për motive akoma të panjohura.

Për të mos mbaruar me kaq, atyre në ndihmë iu kanë dalë edhe dy familjarë dhe për pasojë që të katërt u futën në telashe.

Posa rasti është denoncuar, të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin, kurse viktima është dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor.

Me t’u përfunduar procedurat policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që dy të dyshuarit kryesorë të dërgohen në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tyre të nisin hetimet./TVPrizreni/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika