Kastriot Krasniqi, është djali i komandantit të njohur të UÇK-së në rajonin e Prizrenit, Xhemshit Krasniqi që po garon për herë të parë në këto zgjedhje për deputet. Me numrin 92 në listën e PDK-së, Kastrioti është një prej kandidatëve më serioz nga komuna e Prizrenit.
Si njëri prej asambleistëve më të votuar në Prizren, Kastriot Krasniqi ka vazhduar me aktivitete të shumta në këto javë të fushatës jo vetëm në qytetin e Prizrenit por edhe në rajonin e Vërrinit ku ai pritet të jetë ndër kandidatët më të votuar.
Krasniqi në këto zgjedhje ka si prioritet përfaqësimin sa më të mirë të rajonit të Vërrinit në Kuvendin e Kosovës, nevojat e tij dhe të banorëe të shumtë të cilët për shumë vite kanë mbajtur barrën e luftës dhe të PDK-së për 21 vite.





