LAJME

Kastrati: Kadri Veseli është kulla vrojtuese e mbrojtëse e Kosovës

Kastrati: Kadri Veseli është kulla vrojtuese e mbrojtëse e Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
31 Maj 2022, 16:21

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka shkruar për ditëlindjen e ish-kryetarit të kësaj partie, Kadri Veseli.

Kastrati ka thënë se themeli i shtetit të Kosovës është UÇK-ja, e sipas tij një nga themelet kryesore të UÇK-së është Kadri Veseli.

“Kadri Veseli është kulla vrojtuese e mbrojtëse e shtetit të Kosovës”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Themeli i shtetit të Kosovës êshtë UÇK-ja e një nga themelet kryesore të UÇK-së është Kadri Veseli.

Kadri Veseli është kulla vrojtuese e mbrojtëse e shtetit të Kosovës.

Edhe në Hagë ai do ta rikonfirmoj rolin historik e çlirimtar të UÇK-së të cilën Serbia me disa bashkëpunëtorë të saj dëshiruan ta rrënojnë.

Nuk do të ketë përmbyllje të sukseshme të shtetësisë së Kosovës pa viganët si puna e Kryetarit Veseli.

Urime ditelindja Kryetar Veseli. Urime familjes Veseli. Shumë shpejt në Kosovë e pranë familjes tuaj.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika