Forcat ushtarake austriake, si pjesë e KFOR-it për më shumë se 20 vjet jo vetëm që kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm për paqen në Kosovë, por gjithashtu sjellin ndihmë atje ku njerëzit kanë nevojë urgjente për të.
Më 16 shkurt komuna e Gleisdorf dhe Këshilli Koordinues i Shoqatave Shqiptare në Steiermark nisën për në Kosovë, një transport – ndihmës me 40 karroca për invalidë: Karrocat janë të përdorura, por plotësisht funksionale. Ndihmat për personat me aftësi të kufizuara u dhuruan nga CARITAS në dioqezën Graz-Seckau dhe iu dorëzuan Forcave të Armatosura Austriake në kazermën ushtarake në Graz. Nga atje, me mbështetjen e kolonelit Christian Fiedler nga KFOR-i austriak në Kosovë dhe kryetarit të KKSHSH-së në Steiermark, Valton Halimit, iu dorëzuan organizatës me aftësi të kufizuara HANDIKOS. Kjo do të thotë që për herë të parë spitalet dhe shtëpitë e të moshuarve në Kosovë mund të pajisen me mjete ndihmëse të lëvizjes.
“Një falënderim i madh u takon atyre që për këtë ndihmë domethënëse, e cila gjithashtu arrin atje ku duhet”, tha konsulli Isa Kosumi nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri, para nisjes së këtyre ndihmave.
Forcat ushtarake austriake si pjesë e KFOR-it për më shumë se 20 vjet jo vetëm që kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm për paqen në Kosovë, por gjithashtu sjellin ndihmë atje ku njerëzit kanë nevojë urgjente për të.





