Sipas një eksperti, ju po i lani enët me sendin më të ndotur në shtëpinë tuaj.Sfungjerët, si dhe dërrasat e prerjes, shpesh quhen “baza të shumimit të baktereve”.
Një studim nga Universiteti i Furtwangen-it në Gjermani kohët e fundit zbuloi se një sfungjer kuzhine ka mbi 362 lloje të ndryshme bakteresh që jetojnë në të.
Kjo do të thotë se mban më shumë baktere se kudo tjetër në shtëpinë tuaj – dhe E. Coli dhe salmonela janë vetëm dy nga ato që mund të jetojnë në të.
Kjo është veçanërisht shqetësuese sepse këto dy baktere janë të lidhura kryesisht me shkaktimin e helmimit nga ushqimi – dhe askush nuk dëshiron të rrezikojë t’i ketë aty ku hanë. Dhe pavarësisht se mendoni se pastrimi i sfungjerit tuaj do t’i largoj, nuk është aq e thjeshtë.





