Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e deklarimit financiar të fushatës zgjedhore të subjekteve politike për zgjedhjet lokale të mbajtur më 12 tetor 2025.
Nga të dhënat e KQZ-së partia që ka shpenzuar më shumë për fushatë është Lëvizja Vetëvendosje me gjithsej 992,562 euro të shpenzuara për fushatën lokale për zgjedhjen e kryetarëve të komunave dhe kuvendeve komunale. 604,131 ishin të hyrat për fushatë të kësaj partie.
Partia Demokratike e Kosovës ka pasur gjithsej të hyra për fushatë 248,543 euro ndërsa ka shpenzuar 272,772 euro.





