Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka përditësuar të dhënat rreth pritjeve në pikat kufitare.
Derisa mërgimtarët që kishin qëndruar për pushime verore në Kosovë po kthehen në vendet ku jetojnë, pritjet nëpër pikat kufitare gjatë ditëve të fundit kanë qenë të gjata.
Por, duket se fluksi i atyre që po dalin nga Kosova, sot nuk është i madh.






