Ish-zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli kishte deklaruar pasuri në vlerë qindra miliona euro. Sipas deklarimit të pasurisë, vetëm avioni privat i tij kushton gati 10 milionë euro, derisa hoteli në të cilin ai është pronar kap shifrën prej 42 milionë eurosh.
Në regjistrin për deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit për vitin 2020, Pacolli kishte deklaruar se ka në pronësi pasuri të paluajtshme jashtë Kosovës në vlerë prej 125 milionë eurosh. Po ashtu, ai ka në pronësi edhe disa toka e lokale afariste, që kushtojnë me miliona euro.
Vetëm një tokë që Pacolli e ka jashtë vendit kushton mbi 7 milionë euro, derisa një nga shtëpitë që ka në pronësi ai kushton rreth 18 milionë euro. Ai ka në pronësi edhe hotelin Swiss Diamond, vlera e të cilit llogaritet të jetë 42 milionë euro.







