LAJME

Kapet prishtinasi që mashtronte me viza, mori gati 20 mijë euro për viza sllovene e grante

Kapet prishtinasi që mashtronte me viza, mori gati 20 mijë euro për viza sllovene e grante
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Maj 2022, 10:29

Një burrë është arrestuar në Prishtinë, meqenëse dyshohet se para dy vitesh ka mashtruar dy persona, duke ua marrë 19 mijë e 500 euro.

Sipas raportit 24 orësh, i dyshuari ua kishte marrë këto para viktimave duke u thënë se do t’u sigurojë viza sllovene dhe për të fituar grante në Ministrinë e Bujqësisë.

“Rr. Mujë Krasniqi, Prishtinë 2020 Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka mashtruar dy viktimat meshkuj kosovarë duke u marrë para në këmbim të vizave sllovene dhe për të fituar grande në Ministrinë e Bujqësisë. Për këto marrëveshje viktimat kanë paguar para në vlerë 19.500 euro dhe material ndërtimor. Me vendim të prokurorit i dyshuarit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika