LAJME

Kapet në fshatin Zhur personi i cili kishte në veturë barna me afat të skaduar

Kapet në fshatin Zhur personi i cili kishte në veturë barna me afat të skaduar
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Shkurt 2022, 10:37

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në veturën e tij kishte të ngarkuar mallra (barna) me afat të skaduar.

Rasti ka ndodhur në Zhur, të enjten në orën 09:45.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në veturën e tij kishte të ngarkuar mallra (barna) me afat të skaduar”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti i dorëzohet inspektoratit sanitar të AUV-it. /Telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika