Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucionet. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike.
Kapet në flagrancë me substanca narkotike i riu në Prizren, përfundon në Polici

Një rast i tillë është zbuluar edhe së fundmi në rrugën “Tahir Sinani” në Prizren, ku një një njësi policore që po patrullonte në atë zonë ka ndalur një veturë, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.
Sipas gazetës Sinjali, pas kontrollit policor njërit nga të dyshuarit që ndodheshin në veturë, iu është gjetur një qese me substanca narkotike, të llojit marihuanë, si dhe një pako me rizlla. Për shkak të posedimit të drogës, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me veprën me të cilën ngarkohet.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

