LAJME

Kapet i riu nga Juniku që dyshohet se po ngacmon vajzat në diasporë

Kapet i riu nga Juniku që dyshohet se po ngacmon vajzat në diasporë
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Maj 2022, 07:35

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Junik, pasi i njëjti dyshohet se ka ngacmuar një numër të madh të femrave kosovare, të cilat jetojnë jashtë vendit, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, tri vajza e kanë denoncuar rastin përmes postës elektronike, duke raportuar se personi L.K., po i ngacmon përmes rrjeteve sociale, prandaj ato janë të shqetësuara dhe kanë frikë.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas marrjes së informacionit, Policia është vënë në lëvizje dhe ka arritur që të kap të dyshuarin, i cili është dërguar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të intervistës, prokurori kujdestar ka dhënë urdhër që i njëjti të ndalohet për 48 orë, si i dyshuar për veprën penale “ngacmimi”.

/GazetaSinjali/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika