Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime ndaj një shoferi që ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova”.
Sipas njoftimit nga Policia, në kuadër të planit operativ “Road Pool”, njësitë policore kanë identifikuar një veturë që po lëvizte me rreth 182 km/h në një zonë ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h.
Lidhur me këtë ndaj drejtuesit të automjetit janë ndërmarrë masa ligjore, duke përfshirë ndalimin e drejtimit të automjetit për një periudhë prej tre muajsh, si dhe shqiptimin e pikëve negative.
Po ashtu, gjatë kontrollit është konstatuar se automjeti kishte afatin e regjistrimit të skaduar, me ç’rast policia ka konfiskuar targat e tij.