Dikur ishin bashkëpartiak në LDK, por sot janë përplasur keq Armend Zemaj dhe Haxhi Avdyli në Komisionin për shëndetësi.
E gjitha nisi pasi që Avdyli kritikoi specializimet që ndodhën gjatë kohës sa Zemaj ishte ministër i Shëndetësisë.
“Në kohë të pandemisë të jepet mbi 1500 specializme, kemi me ia pa sherrin e kësaj politike pas 6 vitesh, jo tash edhe ata ndihen mirë e marrin një pagë si specializantë, pas 6 vitesh s’do të jemi në politike, do të jemi ndoshta pacientë, do ta shohim impaktin e këtyre specialistëve. Këta specializanta s’kanë me pas mundësi u specializu se janë ka 20 e 30 në një dhomë, nuk kanë as ku të ulen”, tha Avdyli, shkruan Reporteri.net.
Por Zemaj reagoi duke e quajtur këtë të pavërtetë.
“Rrenë është, rrenë e madhe”, tha Zemaj.
Por Avdyli reagoi duke thënë se “nuk është rrenë, por e vërtetë”.
Avdyli shkoj më tej ku e akuzoi ministrin Zemaj për shkatërrim të sistemit shëndetësorë.
Por Zemaj u kundërpërgjigj duke i thënë Avdylit se ai ka dëshirë të jetë veç vet specialist, ndërsa e pyeti sa para merr për një operacion, shkruan Reporteri.net.
“Logjika jote është me qenë ti i vetmi specialist, me kriju monopol, me qenë i vetmi, me i shfrytëzu shërbimet, pacientët, qysh nuk po të vjen marre, marrja e Zotit, don me qenë i vetmi me i marrë 5 mijë euro për një operacion, ka sa po i merr për një operacion”, tha Zemaj.
Avdyli reagoi duke thënë “10 mijë euro”.
Ndërsa Zemaj i tha Avdylit, “a po e sheh se nuk do me qenë i dyti”. /Reporteri.net/.