LAJME

Kapen dy persona duke kontrabanduar mbi 20 sirianë në Drenas

Kapen dy persona duke kontrabanduar mbi 20 sirianë në Drenas
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Shtator 2021, 10:09

Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Kosovës pasi që të njëjtit kanë qenë duke kontrabanduar shtetas të Sirisë.Siç bënë të ditur policia, dy persona kanë qenë duke i bartur 23 shtetas sirianë në automjetin e tyre, kombi.Njësiti policor gjatë kontrollit e ka ndaluar automjetin dhe ka gjetur shtetasit sirianë, me të cilit pastaj është marrë njësiti përkatës i Drejtorisë së Migrimit.

Dy të dyshuarit të cilët kishin qenë duke kontrabanduar sirianët, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.Ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës të së premtes, rreth orës 00:30 në Komoran të Komunës së Drenasit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika