LAJME

Kapen armë, municion dhe uniforma ushtarake në veri, dyshohet se lidhen me sulmin në Banjskë

Kapen armë, municion dhe uniforma ushtarake në veri, dyshohet se lidhen me sulmin në Banjskë
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Nëntor 2024, 15:32

Policia e Kosovës ka gjetur granata, armatim, municion dhe uniformë ushtarake në rrugën “Kralj Petri” në Zveçan.

Autoritetet njoftuan të martën se kanë pranuar informatë, e gjatë kontrollit kanë gjetur 4 granata M75, dy pushkë automatike, 6 karikatorë me municion të kallashnikovit, qindra fishekë, antiplumb, pantallona, xhaketa ushtarake, jelekë taktikë, gaz maska, çanta krahu ushtarake, 5 rripa ushtarakë dhe një bluzë të zezë.
Policia tha se ky rast dyshohet se lidhet me sulmin serb në Banjskë, më 24 shtator 2023.
Një pjesë e armatimit dhe pajisjeve ushtarake ishin fshehur në fuçi plastike.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika