Janë kapur afër 15 mijë litra alkool të prodhuara ilegalisht në regjionin e Gjakovës.
Dogana e Kosoves nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Gjakovë dhe me Urdhër të Gjykatës Themelore në Gjakovë, ka organizuar kontrolle në katër lokacione të dyshuara për prodhim ilegal të pijeve alkoolike.
Në një komunikatë për media bëhet e ditur se në këto lokacione është gjetur sasi e konsiderueshme e këtyre pijeve të prodhuara ilegalisht, përcjell Klankosova.tv.






