Të paktën 21 persona kanë humbur jetën dhe me shumë se 70 janë zhdukur pas shembjes së gjashtë shtëpive ditën e djeshme në mbrëmje në shtetin perëndimor të Rhineland-Palatinate në Gjermani , për shkak të shirave të mëdha dhe përmbytjeve.Rreth 25 shtëpi të tjera rrezikojnë të shemben në zonën Eiffel për shkak te situatës.Një zjarrfikës u mbyt dhe ushtria është vënë në gatishmëri për të ndihmuar banorët e bllokuar, pasi reshjet e mëdha të shiut shkaktuan përmbytje më katastrofike në 25 vjet, në Gjermaninë perëndimore.
Shirat e dendur që “goditën” Gjermaninë perëndimore, kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale, duke bllokuar masivish rrugët dhe duke vështirësuar kalimin e qytetarëve dhe automjeteve.Shërbimet meteorologjike, kanë paralajmëruar se për shkak të shirave në vend, qytetarët të cilët jetojnë pranë lumenjve duhet të largohen menjëherë.
Sipas tyre kjo është një situatë krejtësisht e pazakontë, që vetëm në dimër mund të ndodhi dhe jo me këto përmasa.
Ne e shohim këtë lloj situate vetëm në dimër zakonisht, një gjë e tillë dhe më këtë intensitet është plotësisht e pazakontë në verë”, tha Bernd Mehlig, një zyrtar i mjedisit.Disa zona të Hagen janë deklaruar të izoluara dhe të paarritshme për shkak të niveleve të larta të ujit .Në vendet e prekura është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, ndërsa situata mbetet ende serioze dhe kritike./Shqiptarja.com/