Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar për dhjetë raste të dhunës në familje, dhunë psikike, fizike e kanosje.
Rastet e dhunës kanë ndodhur në Drenas, Prishtinë, Fushë Kosovë, Pejë, Gjakovë, Skenderaj, Mitrovicë.
Drenas 20.02.2025 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Podujevë 05.01.2025-23:50. Më datë 21.02,2025, është raportuar se viktima femër kosovare, ishte kanosur nga ish bashkëshorti i saj. Rasti duke u hetuar.
Drenas 21.02.2025 – 15:00. Raportohet se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e djalë), pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë kanosur mes veti. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.
Fushë Kosovë 21.02.2025-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raport shtesë: Prishtinë 20.02.2025 – 12:40. Lidhur me rastin njësitet e hetuesisë më datë 21.02.2025 kanë arrit që ta arrestojnë të dyshuarin mashkull kosovar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Pejë 21.02.2025 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Pejë 21.02.2025-18:04. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij të mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Pejë 21.02.2025-21:00. Është raportuar se viktima femër kosovare, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i cili ishte nën ndikim të alkoolit. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti duke u hetuar.
Gjakovë 21.02.2025-18:00. Është raportuar se ndaj viktimës mashkull kosovar, ishte ushtruar dhunë psikike nga djali i tij i dyshuari mashkull kosovar, i cili ishte nën ndikim të alkoolit. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
Skenderaj 21.02.2025 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (me probleme psikike), pasi që kishte sulmuar fizikisht nënë e tij viktimën femër kosovare dhe më pas kishte dëmtuar disa orendi të shtëpisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Mitrovicë Veri 21.02.2025 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare, me të cilën bashkëjeton. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/