Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se një qytetar e ka informuar Policinë në Prizren, se më datën 02 shator 2021, kanosej përmes telefonit nga një person i dyshuar nga Republika e Shqipërisë.
Me datën 23.02.2022 në orën 08:45 të dyshuarit rastësisht takohen me vëllain e viktimës të cilin e kanosin. Reagimi policor ka qen i menjëhershëm, ku është arritur të ndalohet dhe të identifikohen të dyshuarit. Të njëjtit janë arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren
Hetuesit gjatë intervistës kuptuan së të dyshuarit dhe viktima kishin një mosmarrëveshje të mëhershme dhe për këtë shkak e kishin kanosur viktimën me mesazhe telefonike.





