Një zyrtar policor ka raportuar se është kanosur nga një person në Prizren, për shkak të detyrës zyrtare, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ka ndodhur më 22 qershor, rreth orës 12:05, në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prizren.
Burimet bëjnë të ditur se zyrtari policor ka deklaruar se derisa ishte duke ecur në rrugë publike, i dyshuari i është afruar dhe me ton kërcënues dyshohet se e ka kanosur lidhur me detyrën zyrtare.





