Një qytetar në Suharekë është përballur me masa ligjore pasi ka kanosur dy zyrtarë policorë, të cilët i kishin shqiptuar një gjobë për parkim të parregullt.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e 5 qershorit 2025, rreth orës 09:20, në lagjen “Fidanishte”, ku I.B., 38-vjeçar ka reaguar me agresivitet pas shqiptimit të një tikete nga ana e policisë.
Fillimisht, ai refuzoi ta largojë veturën e tij nga vendi ku ishte e parkuar gabimisht, e më pas u ka drejtuar fjalë kërcënuese zyrtarëve policorë, të cilët po vepronin në kuadër të detyrës së tyre zyrtare.





