Aktivistja serbe, Natasha Kandiq, e cila është edhe drejtoreshë e Fondit për të Drejtën Humanitare, ka reaguar lidhur me zgjedhjet që do të mbahen në Serbi. Kandiq ka treguar se sa keq qëndron gjendja me pertendentët për pozitën e presidentit të Serbisë.
Ajo thotë se asnjë prej tyre nuk e pranon realitetin që Kosova është bërë shtet i pavarur që nga viti 1999-të.
“S’ka asnjë kandidat për president që e pranon realitetin- që Kosova është bërë e pavarur që nga viti 1999”, ka shkruar Kandiq.





