- Reklama -

Kandidatja e AAK-së nga Suhareka, Albena Reshitaj konfirmon se ka fituar votat për t’u bërë sërish deputete

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit ka arritur që të marrë 7.43% nga votat e rregullta.

Kësisoj në Kuvendin e Kosovës do të ketë një numër të vogël të përfaqësuesve të kësaj partie.

- Reklama -

Njëra ndër deputetet që ka arritur të mbledhë vota të mjaftueshme nga këto zgjedhje është Albena Reshitaj, e cila ishte pjesë e Kuvendit edhe në legjislaturën e kaluar.

Përmes një publikimi në Facebook, Reshitaj tha se nga të dhënat që ka marrë, mbështetja për të edhe në këto zgjedhje ishte shumë e madhe.

Ajo theksoi se Aleanca do të vazhdojë të qëndrojë konsistente në kontributin e saj për të ardhmen e sigurt të vendit.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Numërimi zyrtar i votave për votimin e 14 shkurtit është në përfundim e sipër.

Nga të dhënat që kam marr, del se mbështetja për mua, edhe në këto zgjedhje ishte shumë e madhe, duke ma dhënë besimin pothuajse në të gjitha qytetet dhe fshatrat e Kosovës. Ndaj, dua të Ju falenderoj një nga një për mbështetjen që ma keni dhënë në Therandë, Pejë, Gjakovë, Prishtinë, Rahovec, Deçan, Prizren, Klinë, Gjilan, Ferizaj, Istog, Obiliq, Lipjan, Malishevë dhe në çdo cep të Republikës tonë .

Besimi juaj për mua është i shenjtë!

Aleanca do të vazhdojë të qëndrojë konsistente në kontributin e saj për të ardhmën e sigurt të vendit.

Ju FALEMNDERIT !

 

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Numërimi zyrtar i votave për votimin e 14 shkurtit është në përfundim e…

Posted by Albena Reshitaj on Sunday, 21 February 2021

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort