LAJME

Kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj, viziton familjen e heroit, Xhevat Berisha

Kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj, viziton familjen e heroit, Xhevat Berisha
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Shtator 2021, 13:26

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga radhët e PDK-së Shaqir Totaj, i shoqëruar nga shefi i shtabit zgjedhor, Kujtim Gashi dhe bashkëpunëtorë, të martën ka vizituar familjen e dëshmorit, Xhevat Berisha.

Totaj pas kësaj vizite u shpreh:

“Mëngjesin e fillova me vizitë tek familja e heroit të kombit Xhevat Berisha. Kënaqësi e veçantë të takosh familjarët e dëshmorit, me të cilët evokuam kujtime nga historia e lavdishme e këtij strategu të UÇK-së.
Respekti e nderimi ndaj familjeve të dëshmorëve është obligim i yni. Si institucione komunale, do të përkujtojmë e lartësojmë pa ndalur emrin e dëshmorëve të luftës. Ua kemi borxh dëshmorëve ta duam e ta ndërtojmë Prizrenin”, ka theksuar Totaj, njofton sektori për media i PDK-së.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika