Kandidati I PDK-së për kryetar të komunës së Prizrenit, Shair Totaj, ka takuar veteranët e UÇK-së të fshatit Piranë, njofton zyra për informim e PDK-së në Prizren.
Ai ka vlerësuar lartë kontributin e tyre gjatë luftës për liri dhe shtet. Veteranët e UÇK-së, për mua dhe Partinë Demokratike të Kosovës janë dhe mbetën vlerë sublime e shoqërisë sonë jo vetëm për lirinë e Kosovës por janë edhe promotor të proceseve të shtet-ndërtimit të Kosovës .
“Ju, familjet tuaja, dhe të gjitha kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, do të jeni bashkë-vendimmarrës gjatë mandatit të ardhshëm qeverisës të komunës sonë.Komuna është e të gjithë qytetarëve, unë si kryetar do implimentoj në politikat tona publike nevojat, idetë dhe propozimet që janë në përputhje me ligjet dhe normat demokratike vendimmarrëse.”, ka theksuar kandidati Totaj.
Veteranët e Piranës i premtuan kryetarit, Shaqir Totaj, se do të angazhohen fuqishëm për fitore madhështore, më 17 tetor 2021, në zgjedhjet lokale për komunën e Prizrenit, thuhet në fund të njoftimit nga zyra për informim e PDK-së në Prizren.
