LAJME

Kandidati i pavarur, Milazim Lushaj, mbështet Mytaher Haskukën në balotazh

Kandidati i pavarur, Milazim Lushaj, mbështet Mytaher Haskukën në balotazh
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Nëntor 2021, 10:21

Kandidati për kryetar të komunës, Mytaher Haskuka, i shoqëruar nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Artan Abrashi, mëngjesin e sotëm kanë takuar kandidati i pavarur për kryetar të Prizrenit, Milazim Lushaj.

Haskuka përmes një postimi në facebook, ka njoftuar se ka marrë mbështetje për balotazhin e së dieles nga Lushaj, duke thënë se u dakorduam që ta vazhdojmë bashkëpunimin, në mënyrë që Prizreni mos të ketë “kthim mbrapa”.

Shkrimi i plotë i Haskukës:

Kandidati i pavarur, Milazim Lushaj iu bashkua #bashkëqeverisjes më shumë për Prizrenin.
Nga Lushaj mora mbështetje të sinqertë dhe u dakorduam që ta vazhdojmë bashkëpunimin, në mënyrë që Prizreni mos të ketë “kthim mbrapa”, e të ecë drejt projekteve që do ta shndërrojnë Prizrenin në kryeqytet të zhvillimit e të prodhimit!
Mytaher Haskuka

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika