Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, ka thënë se me kryeministrin Albin Kurti, ka biseduar për mënyrën e përshpejtimit të procesit të anëtarësimit të Kosovës në Bashkim Evropian.
Kancelari austriak: Nevojitet që Kosova të jetë pjesë e BE-së

Nehammer ka thënë se është me rëndësi që Austria të jetë urëlidhëse, ndërsa ka shtuar se për Austrinë Ballkani Perëndimor është pikë gjeostrategjike e rëndësishme.
“Ne vërtetë jetojmë në sfida. Fillimisht ishte luftimi i pandemisë e pasojat që erdhën me të. Tash kemi luftë në Evropë. Federata Ruse e ka sulmuar Ukrainën. Duhet trajtuar pasojat që do të vijnë si pasojë e kësaj. Të ndihmojmë njëri-tjetrin, duke trajtuar si çështjen e inflacionit, çështjen e energjisë. Duhet zgjidhur bashkë. Po ashtu kam folur me kryeministrin për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE. Është me rëndësi që Austria të jetë urëlidhëse, por me rëndësi është ta përfshihet edhe Gjermania edhe më tepër, pasi ajo është mike e Kosovës. Për Austrinë Ballkani Perëndimor është pikë gjeostrategjike e rëndësishme dhe kemi lidhje historike me njëri-tjetrin. Me rëndësi është të jemi të lidhur edhe në të ardhmen. Për këtë Kosova nevojitet të jetë brenda BE-së”, ka thënë Nehammer në konferencë për media, raporton KOHA.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

