Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Shtime-Duhël, ku janë përfshirë dy automjete.
Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime trupore kanë pësuar tre persona, të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.





