Dy persona të mitur janë në gjendje të rënë si pasojë e një aksidenti në Prizren.13 veçari dhe 17 vjeçari u goditën nga një kamion derisa ishin duke lëvizur me biçikleta në rrugën tranzit i ri në Prizren.
Të dy fëmijët janë duke u trajtuar në QKUK.
Kamioni godet dy të mitur në Prizren, ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore

“Po është rreth orës 9:30, në rrugën tranziti i ri në Prizren ka ndodh një aksident trafiku mes një kamioni dhe dy biçiklistëve me ç’rast dy biciklistët kanë pësuar lëndime të rënda.
Fillimisht janë trajtuar në emergjencën në Prizren, pastaj u dërguan në Prizren. Ata janë fëmijë, njëri diku rreth moshës 13 vjet dhe tjetri 17 vjet”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

