Shqiptarët e Luginës së Preshevës në Komunën e Bujanocit, atë të Preshevës dhe Medvegjës marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave në Serbi, i cili do të mbahet në tetor.
Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi, tha se po vazhdojnë me fushatën e informimit dhe sensibilizimit me procesin e regjistrimit të popullsisë.





