Deputeti shqiptar në Parlamentin serb, Shaip Kamberi ka reaguar pas bllokadës së kosovarëve nga Serbia, ku pamjet nga atje i ka konsideruar sikur të viteve 90-ta, derisa ka njoftuar se e njëjta situatë po ndodh edhe në pikën kufitare ‘ Dheu i Bardhë.
Ai ka shkruar se Serbia ka filluar me masa represioni ndaj shqiptarëve, menjëherë pasi që Parlamenti Evropian, ka rekomanduar anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Këto masa represive që po ndërmerren ndaj civilëve shqiptarë të Luginës së Preshevës, në vendkalimin kufitar “Dheu i Bardhë”, vijnë menjëherë pas vendimit të djeshëm të Parlamentit Evropian dhe kërcënimeve të para disa ditëve të presidentit serb Vuçiq për “procesimin e gjithë atyre që cenojnë rendin kushtetues”, thotë Kamberit.





