LAJME

Kamberi: Është shumë e vështirë të jesh shqiptar në Parlamentin e Serbisë

Kamberi: Është shumë e vështirë të jesh shqiptar në Parlamentin e Serbisë
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Mars 2021, 17:57

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, thotë se është shumë e vështirë të jesh shqiptar në Parlamentin e Serbisë.

Kamberi tha se për shkak të diskriminimit është e vështirë të jesh shqiptar dhe qytetar i Serbisë.

“Është vështirë të jesh shqiptar në Parlamentin e Serbisë. Është vështirë të jesh shqiptar e qytetar i Serbisë për shkak të diskriminimit. Ata nuk dëshirojnë të ndërtojnë një dialog të mirëfillt me ne”, thotë Kamberi në T7.

Ai thotë se çdo fjalim i tij përcillet me një zhurmë të deputetëve serbë në Parlamentin e Serbisë.“Patjetër se çdo fjalim i joni përcillet me një zhurmë të deputetëve të shumicës, mundohen ta pengojnë fajlimin tonë”, shtoi Kamberi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika