LAJME

Kamberi: Do të inicioj kërkesë për shkarkimin e ministres Paunoviq

Kamberi: Do të inicioj kërkesë për shkarkimin e ministres Paunoviq
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Korrik 2026, 12:52

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj ministres për Pushtetin Lokal, Snezhana Paunoviq e cila gjatë një interviste ka thënë se po të ishte në vend të Slobodan Millosheviqit, do ta spastronte etnikisht Kosovën.

Për këtë, Kamberi ka thënë se në cilësinë e deputetit do të iniciojë kërkesë për shkarkimin e saj.

Gjithashtu deputeti Kamberi ka bërë të ditur se nëpërmjet një shkrese zyrtare ka kërkuar reagim edhe nga të gjitha ambasadat relevante ndërkombëtare në Beograd.

“Si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Serbia ka obligim të respektojë dhe të mbrojë të drejtat e komuniteteve pakicë. Deklarata të tilla janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me këto obligime dhe tejkalojnë çdo standard demokratik mbi të cilin bazohet Bashkimi Evropian. Në cilësinë e deputetit në Parlamentin e Republikës së Serbisë, do të inicioj kërkesën për shkarkimin e ministres” – ka thënë Kamberi në faqen e tij në Facebook.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika