Deputeti shqiptar Shaip Kamberi bashkë me deputetë tjerë të grupit opozitar në procedurë parlamentare kanë dorëzuar në Kuvendin e Serbisë një rezolutë përmes së cilës kërkohet që Serbia t’i njohë zyrtarisht krimet dhe gjenocidet e kryera gjatë shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.
“Veç kërkesës për ta njohur gjenocidin dhe dënuar atë, kemi kërkuar që ta ndërpresë procedurën e mohimit në territorin e ish-Jugosllavisë dhe të ndërpresë çfarëdolloj glorifikimi të kriminelëve të luftës, sidomos atyre që janë dënuar me vendime të Tribunalit të Hagës”.
Kamberi thotë se marrë parasysh përbërjen e Parlamentit të Serbisë ku 243 nga 250 deputetë janë të shumicës parlamentare, gjasat janë të pakta që rezoluta të kalojë.





