Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, u bëri thirrje liderëve politikë në Kosovë që të angazhohen për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të mbajtura më 7 qershor.
Kallas: Zgjedhjet në Kosovë hapin rrugën për tejkalimin e ngërçit politik

“Zgjedhjet demokratike dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë hapin derën për të kthyer faqen pas më shumë se një viti bllokimi politik. Udhëheqësit politikë tani duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive për të siguruar formimin e shpejtë të qeverisë”, ka porositur Kallas.
Ajo ka nënvizuar se progresi në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe normalizimi i marrëdhënieve, mbeten thelbësore për avancimin e Kosovës në rrugën e saj evropiane.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Avokati i Thaçit: Vendimi i Hagës dukej i përcaktuar e i shkruar paraprakisht, u injoruan plotësisht dëshmitarët e mbrojtjes

Mot me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 20°C

Nis dita e gjashtë e protestës kundër vendimit të Speciales për ish-krerët e UÇK-së

