Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas ka uruar kryeministrin Albin Kurti për formimin e qeverisë, ndërsa theksoi se ajo që tani ka rëndësi është të ecet me shpejtësi në realizimin e reformave.
Kallas uron Kurtin dhe flet për dialogun: Gati për një takim të nivelit të lartë

Kallas në një postim në platformën X, tha se se ky është momenti për të avancuar marrëdhëniet BE–Kosovë, dialogun Beograd–Prishtinë si dhe është e gatshme që së shpejti të realizojë një takim të nivelit të lartë.
“Pas më shumë se një viti bllokadë politike, formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm inkurajues. Urime Albin Kurti! Ajo që ka rëndësi tani është që të ecet me shpejtësi në reforma. Kjo është mënyra më e shpejtë për të zhbllokuar mbështetjen e BE-së me vlerë qindra miliona euro dhe për të pasur përparim në rrugën drejt BE-së. Ky është një moment i ri për të avancuar marrëdhëniet BE–Kosovë dhe dialogun Beograd–Prishtinë. Jam e gatshme të pres së shpejti një takim të nivelit të lartë”, tha ajo.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Jehona Lushaku Sadriu, kryetare e Grupit Parlamentar të LDK-së

BE-ja zgjat mandatin e përfaqësuesit për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen

Gjykata e Prizrenit mban katër seanca për falsifikim votash, caktohet arrest shtëpiak për 15 të pandehur

