Kajtazi: Visarin mundeni me mbytë, por jo me frikësu qyqarë e të poshtër

VENDIMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|Feb 25, 2021
Kajtazi: Visarin mundeni me mbytë, por jo me frikësu qyqarë e të poshtër

Kryeredaktori i Gazetës Insajderi ka reaguar pas sulmit brutal nga tre persona ndaj gazetarit hulumtues dhe autorit të InDoks, Visar Duriqit.

Kajatazi i ka quajtur qyaqar dhe të poshtër ata që sulmojnë gazetarët.

“Visar Duriqin mundeni me mbytë, por jo me frikësu. Qyqar dhe të poshtër ju që sulmoni gazetar natën”, thuhet në reagimin e Kajtazit.

Teksa shton “As ky sulm nuk ndryshon asgje ne punen tone. Frikacakë”.

Gazetari hulumtues dhe autori i InDoks, Visar Duriqi është sulmuar fizikisht mbrëmë pas mesnatës derisa po kthehej në banesën e tij pas një debati televiziv ku ka folur për dallaveret me subvencione.

Duriqi është sulmuar nga tre persona të cilën ne momentin e sulmit kanë qenë të maskuar.

Nga sulmi brutal Duriqi ka të thyer hundën dhe nofullën e epërme.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika