Sot në orën 15:00, ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli do të paraqitet për herë të parë para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.Kështu kanë njoftuar Dhomat e Specializuara përmes një komunikate për media.
Kadri Veseli sot paraqitet për herë të parë para Gjykatës Speciale

“Gjatë paraqitjes së parë, gjykatësi i procedurës paraprake siguron që të respektohen të drejtat e të akuzuarit, ndër të cilat e drejta për përfaqësim ligjor dhe që i akuzuari të kuptojë akuzat kundër tij”, thuhet në komunikatën e DHSK-së.
Paraqitja e parë mund të përcillet përmes transmetimit në internet me një vonesë të shkurtër.Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi janë arrestuar javën e kaluar në Prishtinë, pas konfirmimit të një aktakuze kundër tyre për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.Menjëherë pas arrestimit, ata janë transferuar në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

ASK: Konsumi i energjisë elektrike u rrit mbi 5 për qind në prill

Kusari-Lila: Çmimet e derivateve po stabilizohen, vendimi për marzhën mbetet në fuqi deri më 4 korrik

Arrestohet në Prizren një person i dënuar me një vit burg për ngacmim

