LAJME

Kadri Veseli sot ka ditëlindjen, Hamza: Po numërojmë ditët deri në rikthimin tuaj

Kadri Veseli sot ka ditëlindjen, Hamza: Po numërojmë ditët deri në rikthimin tuaj
TV Prizreni
TV Prizreni
31 Maj 2026, 10:32

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka publikuar një mesazh me rastin e ditëlindjes së ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Në postimin e tij, Hamza ka theksuar pritjen për rikthimin e ish-udhëheqësve të UÇK-së dhe ka shprehur mbështetje për ta.

“Sot është ditëlindja e kryetarit Kadri Veseli. Por, këtë herë nuk po e urojmë si zakonisht”, ka shkruar Hamza.

Ai ka shtuar se këto ditë po numërojmë diçka më të rëndësishme se vitet: “po numërojmë ditët deri në rikthimin tuaj.”

Në mesazh përmenden edhe Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, për të cilët Hamza thotë se po pritet kthimi i tyre pranë familjeve dhe bashkëluftëtarëve.

“Deri atëherë, dijeni se jeni në mendjet, zemrat dhe lutjet e shumë qytetarëve që po ju presin me padurim”, ka shkruar ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika