LAJME

Kadetët e Qendrës për Studime Universitare të FSK-së realizuan garën “Triumfi Dardan 2025”

Kadetët e Qendrës për Studime Universitare të FSK-së realizuan garën “Triumfi Dardan 2025”
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Tetor 2025, 13:27

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se kadetët e Qendrës për Studime Universitare përfunduan me sukses patrullën “Triumfi Dardan 2025”, një garë ushtarake që sipas FSK-së, zhvillohet çdo vit në kushte të vështira terreni dhe që teston aftësitë fizike, mendore dhe taktike të pjesëmarrësve.

Sipas FSK-së, në këtë patrullë kanë marrë pjesë gjithsej 27 kadetë të ndarë në tre skuadra, ku një vëmendje e veçantë iu kushtua pjesëmarrjes së skuadrës nga Akademia Ushtarake e Turqisë, thekson FSK.

“Pjesëmarrja e tyre përbën një shembull të shkëlqyer të bashkëpunimit ushtarak mes Kosovës dhe Turqisë, duke forcuar miqësinë dhe shkëmbimin e përvojave profesionale ndërmjet dy ushtrive mike. Ky aktivitet jo vetëm që forcoi lidhjet ushtarake ndërmjet institucioneve arsimore të dy vendeve, por gjithashtu dëshmoi se sfidat e përbashkëta ndërtojnë miqësi të qëndrueshme dhe profesionalizëm të përbashkët”, thuhet në njoftim.

Në përfundim të patrullës, të gjithë kadetët, përfshirë ata nga Akademia Ushtarake e Turqisë, u vlerësuan për përkushtimin, vendosmërinë dhe shpirtin luftarak që treguan gjatë gjithë garës, njofton FSK.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika