LAJME

Kadetët e FSK-së sfidohen në stërvitjen “Putra e Ujkut”

Kadetët e FSK-së sfidohen në stërvitjen “Putra e Ujkut”
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Nëntor 2022, 10:33

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se kadetët e FSK-së kanë nisur stërvitjen fushore “Putra e Ujkut”.

“Kadetët tanë të vitit të parë sfidohen në Stërvitjen fushore  “Putra e Ujkut”. Gjatë kësaj stërvitje, Klasa 2026 demonstruan shkathtësitë në lidership personal dhe mësuan veprimet taktike si grup”, ka shkruar Mehaj.

Mehaj në një postim në Facebook, ka shkruar se operimi në terren i sfidoi edhe në realizimin e higjienës fushore, administrimin e pajisjeve fushore si dhe identifikimin e pozicioneve luftuese taktike. /TV Prizreni

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika