Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se Qendra për Studime Universitare për herë të dytë ishte pjesë e forumit “International Humanitarian Law ” në Sanremo të Italisë.
Sipas FSK-së, ky aktivitet ndërkombëtar mbledh kadetë nga akademi ushtarake të ndryshme të botës për të shkëmbyer njohuritë dhe aftësitë e tyre në të drejtën ndërkombëtare humanitare.
“Qendra për Studime Universitare mbetet e përkushtuar në mbështetjen e kadetëve për të qenë pjesë e iniciativave që avancojnë njohuritë, përvojën dhe përfaqësimin sa më dinjitoz të FSK-së në arenën ndërkombëtare” – thuhet tutje në njoftim.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.