Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se Instituti për Krimet e Kryera gjatë Luftës bashkë me Institutin e Antropologjisë të Universitetit të Prishtinës, Bibliotekën Kombëtare dhe Muzeun Kombëtar të Kosovës, ka filluar projektin “Kujtesa e masakrave në Kosovë”.
Ka filluar projekti “Kujtesa e masakrave në Kosovë”, Kurti: Dokumentimi i krimeve të luftës është obligim moral e kombëtar

“I mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ky projekt trevjeçar do të dokumentojë 10 nga masakrat më të rënda të kryera gjatë luftës 1998–99, nëpërmjet rrëfimeve të mbi 1000 të mbijetuarve dhe dëshmitarëve. Dokumentimi i krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit të kryer nga Serbia në Kosovë është obligim moral e kombëtar, për kujtesën tonë kolektive, drejtësinë dhe paqen”, është shprehur Kurti në Facebook.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

