Pastrimi, mbjellja e luleve dhe drunjëve dekorativ ka filluar këtë javë në të gjitha parqet e komunës së Prizrenit.
Njëri prej parqeve më të frekuentuara nga turistët, parku te monumenti i NATO-s është pastruar dhe dekoruar gjatë ditës së djeshme.
“Inkurajoj që bashkë t’i mirëmbajmë parqet, t’i hedhim mbeturinat atje ku duhet, të bëhemi pjesë e fushatës së mbjelljes së pemëve dhe të lëvizim me mjete që nuk e ndotin ambientin”, ishin fjalët e kryetarit Totaj me rast të ndërmarrjes së kësaj fushate.







